Pasuritë e Redjan Rrajës janë konfiskuar përfundimisht duke i kaluar në pronësi shtetit pas vendimit të Apelit të GJKKO.
Bëhet fjalë për pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion Euro. Kështu, janë konfiskuar pasuritë:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella
8. Një orë dore (Rolex).
Mes pasurive të sekuestruara është edhe automjeti Audi i Kejvina Kthellës të cilën ia kishte dhënë Redjan Rraja. Pjesa tjetër e pasurive të Rrajës ishin vendosur në emër të Marsela Çiçës.
Pas konfiskimit, të gjitha pasuritë ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit. Në atë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:
- Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
- Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
- Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
- Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
- Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
- Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
- Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
- Një orë dore (Rolex).
Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.