Shqiptarja kapet me veshje e çanta me vlerë 7 mijë euro, po tentonte të ikte pa i paguar nga qendra e njohur tregtare në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua të shtunën pasdite, 11 janar, në Milano pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7 mijë euro në qendrën tregtare “Rinascente”, e cila ndodhet pranë Duomos, në rrugën Santa Radegonda.

Alarmi u dha pak para orës 17:00, kur punonjësi i sigurisë kapi të renë duke tentuar të dilte nga struktura me veshje dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pas zbulimit, e reja nuk kundërshtoi dhe pranoi fajësinë.

Policia e shpalli të dyshuarën në arrest me akuzën e vjedhjes, ndërsa 25 vjeçarja nuk figuron të ketë precedentë të mëparshëm penalë, shkruan media italiane

Të Fundit