Shqiptari vret shqiptarin në Itali/ E godet disa herë me kaçavidë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bologna të Italisë. Në dukje si një aksident automobilistik, por nuk ka rezultuar i tillë.

Policia italiane ka bërë me dije se shtetasi I. D. ka marrë disa goditje me kaçavidë në bark dhe autori i kësaj vrasjeje është një tjetër shtetas shqiptar me inicialet M. G.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 9 të mëngjesit, në autostradë në drejtim të Bolonjës. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, ishte përplasur me makinën përballë, dhe kishte përfunduar në anë të autostradës.  M. G. është nxjerrë i padëmtuar, ndërsa I. D. u nxor i pajetë. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar.

Dyshohet se nga gjaknxehtësia e momentit, M. G., ka goditur I. D. me atë çfarë ka gjetur para, shkruajnë mediat italiane.

Ai e ka goditur disa herë viktimën me kaçavidë, dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën përballë.

M. G. u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza. Ai nuk ka folur para oficerëve. Në makinën me të cilën udhëtonin, e regjistruar në emrin e M. G., nuk u gjet drogë

Të Fundit