Orët e para të mëngjesit kanë rezultuar të “çmendura” për një shqiptar në Itali. Bëhet fjalë për një 68-vjeçar që fillimisht u fut në kundravajtje në një rrethrrotullim.
Por nuk përfundon këtu shkelja e tij. Më tutje, ai u përplas me një patrullë të karabinierëve që ndodheshin aty. Për pasojë mbetën të lënduar dy karabinierë njëri 30 dhe tjetri 51 vjeç.
Ata janë transportuar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Sa i përket shqiptarit, kishte një arsye pse ndodhi gjithçka. Ai rezultoi se ishte në gjendje të dehur në timon.
Policia italiane po vijon hetimet për të zbuluar dinamikën e plotë të këtij aksidenti. Deri më tani, identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.