Shqiptari në Greqi shpërndante drogë me makinën e Policisë, i kapen 100 kg kanabis

Një shqiptar është vënë në prangat e Policisë në Igumenicë, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas mediave greke mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, po shpërndante lëndë narkotike me një efektiv policit, 41 vjeç.

Punonjësi i Policisë po transportonte me mjetin e patrullimit e patrullimit 100 kg kanabis indian.

Kolegët e tij, të cilët kishin informacione për “ngarkesën” që mbante makina e patrullës, i bënë shenjë të ndalonte, mirëpo 41-vjeçari, i cili kishte pasagjer në mjet edhe shqiptarin, nuk ndaloi dhe vijoi më tej duke rritur shpejtësinë.

Më pak ai humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me tre vetura të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas gazetarit të SKAI-t, Theodosis Panou , drejtuesi i mjetit ishte  kryepolici 41-vjeçar, i cili shërben në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë, ndërsa pasagjeri i tij ishte një shqiptar, i po të njëjtës moshë.  Pas kontrolleve efektivët gjetën e sekuestruan brenda mjetit 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gram.

Në momentin e arrestimit, 41-vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një kryepolic 50-vjeçar, i cili shërbente në Prokurori dhe u arrestua më vonë. Kur po kryhej operacioni, ky i fundit duhej të ishte në krye të detyrës, mirëpo nuk ishte i pranishëm dhe kishte shkuar të konsumonte kafe në një lokal në zonën Sayada të Thesprotisë. Gjithashtu, 50-vjeçari kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij së bashku me shqiptarin po shpërndanin drogën.

Deklarata e policisë:

Dy punonjës policie dhe një shtetas janë arrestuar pas një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë. Më shumë se 102 kilogramë kanabis u gjetën në një automjet zyrtar të drejtuar nga një punonjës policie dhe një pasagjer.

Dy oficerë policie dhe një i huaj u arrestuan në orët e para të ditës së sotme (15.03.2024) nga punonjës policie të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Nëndrejtorit të Sigurisë Igumenicë, të akuzuar për shkelje të legjislacionit për drogën.

Në veçanti, në kuadër të një operacioni të shërbimit të mësipërm, një punonjës policie është pikasur duke drejtuar mjetin zyrtar me një pasagjer dhe është sinjalizuar për të kryer kontroll.

Shoferi, megjithatë, ka vazhduar rrugën nëpër qytetin e Igumenicës, duke mos iu bindur sinjalistikës zanore dhe dritës të policisë dhe pas pak ka ndaluar për shkak të një aksidenti trafiku.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe u konfiskuan 19- pako kanabis të papërpunuar me peshë -102- kilogramë dhe -670- gram.

Në fakt, drejtuesi i policisë ka qenë në detyrë patrullimi natën, ndërsa është konstatuar se shoqëruesi i tij, i cili po ashtu është arrestuar pasi ka njoftuar prokurorin kompetent, ndodhej në një vend tjetër në Thesproti, pasi kishte lënë pistoletën e shërbimit në automjet.

Nga aksidenti i komunikacionit janë shkaktuar dëme materiale në -3- vetura të parkuara dhe veturë zyrtare.

Të Fundit