Shqiptari kapet me 11 kg kokainë në autostradë: Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, teksa iu sekuestruan 11 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte.

Droga ishte e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme të aksesueshme, e ndarë në 10 pako dhe që kapte vlerën deri në 1 mln euro në treg nëse shitej me pakicë.

Shqiptari jetonte në Firence, por u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore të Bolonjas, pranë kabinës së pagesës së autostradës në Borgo Panigale, A1 dhe A14.

Operacioni u krye të enjten, por u njoftua vetëm sot në media nga policia. I dyshuari qarkullonte me një makinë “Renault Clio”, me shpejtësi të madhe. Ai u shfaq i nervozuar, ndaj edhe efektivët e shoqëruan në komisariat për verifikime të mëtejshme. Aty zbuluan edhe drogën e fshehur, informon media italiane.

Menjëherë ndaj tij u vendos arrestimi dhe izolimi në qeli, në pritje të hetimeve të mëtejshme, teksa po investigohet për organizatën kriminale me të cilën punonte apo bënte pjesë.

Të Fundit