Shqiptari ia mbath me vrap në autostradë, qeni i vihet nga pas dhe e kafshon

Një trafikant shqiptar droge me 10 kilogramë kanabis me vete, rrezikoi jetën duke vrapuar nëpër një autostradë në Britani, ndërsa u kafshua nga qeni i policisë.

Bledar Thomaj, 33 vjeç, u ndalua nga autoritet teksa udhëtonte me një Audi A6 pranë një kryqëzimi në Worcester South, më 22 Nëntor. Por për shkak të sasisë së kanabisit që kishte me vete ai tentoi arratinë.

Sipas mediave të huaja 33-vjeçari rrezikoi jetën dhe gjymtyrët ndërsa ikte nëpër gjashtë korsi të të autostradës në këmbë, ndërsa ndiqej nga qeni PD Alvin, që nuk ia kurseu as dhëmbët.

Vetëm dy ditë më vonë shtetasi shqiptar, i cili tashmë mund të dëbohet, u deklarua fajtor për posedim kanabis me qëllim furnizimin dhe u burgos për 12 muaj sipas vendimit të  Gjykatës së Kidderminster.

 

Të Fundit