Shqiptari Ernest Merdanaj Kampion i Ballkanit në Taekwondo për të pestin vit radhazi

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se sportisti Ernest Merdanaj është shpallur për të pestin vit radhazi Kampion i Ballkanit, duke konfirmuar dominimin e tij në disiplinën e Taekwondosë në nivel rajonal.

Kampionati Ballkanik i Taekwondo u zhvillua në Dupnitsa, Bullgari, me pjesëmarrjen e 747 sportistëve nga 12 vende të ndryshme.

Shqipëria pati një paraqitje të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e tretë në renditjen finale.

Përveç Merdanajt, titull Kampion Ballkani fitoi edhe Gledis Buba, ndërsa Sidorela Likometi u shpall Nënkampione Ballkani në kategorinë femra.

 

Sportistët e tjerë shqiptarë fitues të medaljeve:

Rubin Brusha – Vendi i dytë

Ema Kreshpa – Vendi i dytë

Dition Gjika – Vendi i tretë

Rainer Pronja – Vendi i tretë

Bernt Brusha – Vendi i tretë

Klaudio Lekndreaj – Vendi i tretë

Fatih Hoxha – Vendi i tretë

Darel Marku – Vendi i tretë

Aiden Hysa – Vendi i tretë

Klean Rama – Vendi i tretë

Të Fundit