Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Toma Taulant, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij, raporton Corriere della Sera. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.
Si ndodhi arratisja?
Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.
Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur. U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.
E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias.



