“Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë” – Rama: Populli nuk është budalla, di se kë vlerëson

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me komentuesit në Facebook përmes një video në rubrikën që ai e quan “Sy më sy”.

Pyetja e patë ishte: “Kryeministër a mund të keni lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosin panele diellore mbi çatitë e tyre qoftë në pallate apo banesa?”

Lidhur me këtë Rama u përgjigj duke thënë se sigurisht që do të ketë lehtësira dhe se së shpejti do të shpallet paketa e dytë për familjet që duan të vendosin panele diellore në banesat e tyre.

Rama: Po sigurisht që ka, prandaj edhe jemi sot të parët në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore dhe nga familjarët dhe nga bizneset prodhojnë 196 megavat katërfishin e Serbisë dhe më shumë se 10 fishin e Kosovës, Malit të zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesë dhe do jetë padiskutim një sukses sepse siç ndodhi me paketën e parë interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%.

Ndërkohë që një komentuesi tjetër Rama iu përgjigj duke thënë se shqiptarët  dinë të vlerësojë se kush punon dhe kush jo në politikë. Ai theksoi se PS votohet për punën e mirë që ka bërë ndër vite.

Pyetje: Po ti thuash ti popullit fluturon gomari shumë besojmë se ka ba vaksinë e partisë.

Rama: Kush e nënvlerëson këtë popull bën gabim të madh, ne shqiptarët jemi si tjerët kur bëjmë të gjithë si trajner futbolli. Po erdhi puna te politika nuk na e ha qeni shkopin.

Shqiptarët dinë të dallojnë mirë atë që bën punë nga ai që prish punë dhe për më tepër jeta shqiptare reale nuk është jeta e rrjeteve sociale, as edhe e atyrë që edhe kur ulen 10.5 % çmimin e energjisë zgërdhihen sepse ne e quajmë rritje historike.

Një vend që për pak vite fiton pavarësinë energjitke. Nëse ka një arsye pse PS dhe unë fitojmë. Nuk është se populli është budalla, por se populli ka më shumë qartësi dhe është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secili hakun.

Të Fundit