Qytetarë shqiptarë së bashku me ambasadorin ukrainas kanë marshuar mesditën e sotme nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit, si solidaritet me Ukrainën që po përballet me agresionin rus.
Marshimit i është bashkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Në sfond luhet kënga e realizuar nga Boiken Lako enkas për luftën heroike të ukrainasve.
Marshimi ka nisur në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00 duke u shtrirë në disa rrugë të kryeqytetit. Policia ka devijuar për pasojë qarkullimin e automjeteve në disa rrugë kryesore të Tiranës.
Kujtojmë që vende të ndryshme të Evropës kanë zhvilluar protesta, marshime dhe forma të ndryshme solidariteti me Ukrainën, e cila po kalon orë të vështira si pasojë e sulmeve të Rusisë.