Policia italiane ka zbuluar një laborator droge në Milano të Italisë dhe pas tij qëndrojnë dy shqiptarë.
Mediat bëjnë me dije se agjentët kishin marrë informacion për dy shtetas shqiptarë dhe prej ditësh po vëzhgonin banesat e tyre për të mos u rënë në sy.
Të mërkurën ata u futën për kontroll në shtëpi ku gjetën gjithçka që duhej për trafikun e drogës përkatësisht tre makina me vakum, shtatë shishe, blendër, peshore, shtatë thasë të zinj. Ato u konfiskuan në cilësinë e provës materiale bashkë me 4500 euro.
Në pranga u vu një 30-vjeçar shqiptar i cili u kap në shtëpinë ngjitur pasi kishte fshehur hashash në mobiliet në dhomën e gjumit.
Atij iu sekuestruan edhe 11 500 euro të fshehura në një komodinë. /