Shqiptarët janë më optimistët në Ballkan, Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Anketa më e fundit e Eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Anketa zbulon dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me optimizmin për të ardhmen dhe integrimin.

Serbia është vendi më pesimist i Ballkanit dhe mosbesimin më të lartë ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, ndërsa shqiptarët në Shqipëri e Kosovë kanë optimizëm më të lartë. Në Shqipëri e Kosovë, shqetësimi kryesor janë çmimet, në vend të dytë shëndetësia dhe e fundit kriminaliteti, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që shqetësim kryesor ka kriminalitetin.

Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit në vjeshtë, Shqipëria shënon rritjen më të madhe të optimizmit për 17 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen më të madhe të pesimizmit për 6 për qind. Ndërkohë, në Kosovë, Malin e Zi dhe Shqipëri e shikojnë shumë pozitivisht situatën e punësimit.

Ndërkohë 82 për qind e shtetasve të Kosovë sdhe 62 për qind e shtetasve të Shqipërisë e shikojnë pozitivisht gjendjen e vendit, në një nivel janë malazezët. Ndërsa dy të tretat e serbëve janë shumë të pakënaqur. Në të njëjtën linjë shkon edhe pyetja nëse vendi është në rrugën të mbarë. Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, shumica e qytetarëve parashikojnë përkeqësim të situatës së përgjithshme në vendet e tyre, gjatë vitit të ardhshëm. Kosova dhe Shqipëria dallojnë nga ky trend, pasi shumica e të anketuarve presin përmirësim në të ardhmen, madje më shumë se në vjeshtën e kaluar.

BE-ja gëzon besim të madh në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë, gjë që përputhet me orientimet e tyre proevropiane. Në anën tjetër, 57 për qind e të anketuarve në Serbi thonë se nuk besojnë në BE dhe janë pikërisht këto vende që kanë edhe besimin më të madh të BE, por edhe te NATO-s në dallim nga serbët që i shikojnë si armike.

Ndërsa shumica e qytetarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor besojnë se jeta e tyre nuk do të ndryshojë vitin e ardhshëm, në Kosovë dhe në Shqipëri dominon optimizmi. Në këto dy vende, shumica besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet, ndërsa çdo i pesti i anketuar në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut ka frikë se e ardhmja do të jetë më e vështirë.

Të Fundit