Shqipëria është një ndër 16 shtetet ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve do të kenë operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.
Shqipëria u zgjodh ndër shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh. Kjo stërvitje do të kryhet në pjesën e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Deri në 10 qershor në Shqipëri do të zhvillohen stërvitje ku përfshihen dhe qitjet e drejtpërdrejta, ato mbrojtëse ajrore, raketore apo dhe detare, por një pjesë e trupave do të qëndroje dhe më pas.
Stërvitja është e natyrës mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatit forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme. Këtë vit, fokusi i “Defender Europe 21” do të ketë në fokus krijimin e gatishmërisë operacionale dhe ndërveprimin me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionesh se kurrë më parë.
Shqipëria luan një rol kritik në këtë stërvitje. Operacionet e përbashkëta logjistike Over-the-Shore, JLOTS do të zhvillohen për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Portin e Durrësit.
Gjatë stërvitjes shumëkombëshe Defender Evropë 21, do të ngrihen 5 qendra logjistike në shtetet e përfshira, një ndër to është Shqipëria. 31 zonat e stërvitjes do të jenë të ndërtuara në 12 prej shteteve pjesëmarrëse.