Është hapur zyrtarisht në orën 7:00 procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
Tensione ka pasur në një nga qendrat e votimit në Lushnjë, ku një person ka ngritur shqetësimin se në këtë qendër votimi ka pasur kamera sigurie të cilat nuk ishin fikur.
Ndërkohë qytetarët e Durrësit kanë shkuar për të votuar, por qendrat e votimit ende nuk janë gati pasi nuk kanë arritur ende anëtaret e komisioneve të PD.
Gjithashtu problematika dhe vonesa ka pasur edhe në Parkun Olimpik në Tiranë, ku procesi i votimit është vonuar pasi kapakët e kutive të votimit janë vendosur mbrapsh.
Në Kukës janë paraqitur probleme në dy qendra votimi, pikërisht në Arrën dhe Topojan. Sipas informacioneve në këto zona janë ngatërruar materialet zgjedhore/listat e zgjedhësve.
Subjektet politike:
Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate