Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X (ish-Twitter) për sulmin e SHBA ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit.
Rama shprehet se regjimi teokratik në Iran prej 70 vitesh bën propagandë kundër vendeve perëndimore dhe madje ka bërë thirrje të hapur për shkatërrimin e tyre.
Sipas tij një shtet i tillë nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Shqipëria, shton Rama, është përkrah përpjekjeve të presidenti të SHBA-së Donald Trump për të mos lejuar Teheranin të zotërojë armë bërthamore.
“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si “Satanike” dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”, shkruan Rama.