“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, Rama publikon videon: Ja kur lëshohet në hapësirë sateliti i parë (VIDEO) – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, Rama publikon videon: Ja kur lëshohet në hapësirë sateliti i parë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi gjatë fjalës së tij në sesionin e fundit në Kuvend, se Shqipëria vitin e ardhshëm do të lëshojë dy satelitë në orbitë.

Këtë të mërkurë, ai ka publikuar një video, ku tregon se sateliti i parë, i quajtur “Albania 1”, do të lëshohet në orbitë në muajin mars të vitit 2022. Ndërsa sateliti i dytë, “Albania 2”, pritet të lëshohet në muajin qershor.

“Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama në videon e ilustruar.

Biseda:

Eksperti: Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershorë. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuan satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albaina 1 kur do të jetë gati? Në Mars?

Eksperti: Po, në mars do të lëshohet. Do të filmojmë një video dhe do ta shohim pas shkëputjes, ku do të bëhet vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2, në qershor?

Eksperti: Saktë.

Rama: Super. Shqipëria në orbitë, e pabesueshme, por e vërtetë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *