Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 408 euro në muaj

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor. Shifra del në raportin e fundit të Eurostat, e cila liston edhe shtetet e tjera në Europë me pagën minimale të përditësuar në vitin 2025.

Në rajon, paga më e lartë minimale rezulton në Malin e Zi, me 670 euro në muaj. Më tej, renditet Serbia, ku punonjësit nuk mund të marrin më pak se 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro në muaj. Në Bosnjë, në të dy federatat paga varion nga 500 në 660 euro në muaj, ndërsa në Kosovë, me vendim qeverie ajo është 350 euro. Statistikat për këto dy shtete nuk janë raportuar nga Eurostat.

Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga viti 2023, çka tregon se fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve më të shtrenjta, veçanërisht për ushqimet për të cilat shpenzohen rreth 40% e të ardhurave.

Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë 22 shtete që kanë paga minimale, ku niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Në Gjermani, paga më e ulët mujore bruto është 2160 euro, në Bullgari, paga më e ulët është 550 euro në muaj.

Të Fundit