Shqipëria fitore spektakolare kundër Çekisë, me një “këmbë” në Euro 2024

Mbyllet me fitore ndeshja Shqipëri-Çeki, ku kuqezinjtë na dhuruan 3 gola spektakolarë kundër Çekisë që nuk arriti të shënonte.

Kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për të luajtur kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024.

Nga tre gola të shënuar, golin e parë e shënoi në minutën e ‘9 Jasir Asani.

Seferi i dhuroi kombëtares dy gola një në minutin e ’51 dhe tjetrin në minutin e ’73.

Tentativë për gol pati edhe nga ana e Çekisë, kur numri 10 Chytil arriti të godiste portën,  por goli i tij i bërë me dorë, bëri që ky i fundit të largohet me karton të kuq.

Më poshtë tabela e pikëve:

Shqipëria 13 pikë

Polonia 9 pikë

Ccekia 8 pikë

Moldavia 8 pikë

Ishujt Faroe 1 pikë

Të Fundit