Shqipëria fiton medaljen e parë olimpike në historinë e saj

Shqipëria fiton për herë të parë në historinë e saj, medalje olimpike.

Rusi Chermen Valiev, i natyralizuar si kuqezi, ia ka dalë t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Paçka se vetëm të bronztën, Valiev ka fituar atë që për dekada të tëra nuk kanë bërë shumë sportistë kuqezinj.

Tanimë vendi ynë e ka një medalje Olimpike, gjë që ndodhi pas pjesëmarrjes së dhjetë në Lojërat Olimpike. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë (të vjetër), si edhe me gradën Kolonel.

Të Fundit