Shqipëria fiton 4-2 në miqësore me Jordaninë në Tiranë

Ka përfunduar me rezultatin 4-2 ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku kuqezinjtë u ndëshkuan në minutën e 27′ me një gol me kokë, ndërsa në minutën e 40′ shifrat u barazuan pas një autogoli të miqve.

Në pjesën e dytë, në minutën e 65′, Armando Broja shënoi pas një asistimi nga Kristjan Asllani.

Më pas, në minutën e 75′, shënoi edhe Arbër Hoxha, ndërsa në minutën e 79′ Nedim Bajrami realizoi golin e katërt për Shqipërinë.

Në fund të ndeshjes, në minutën e 90′, miqtë shënuan golin e dytë.

Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve të kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Me këto dy fitore në tetor, kuqezinjtë pritet të ngjiten edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Pas fitores ndaj Serbisë, trajneri Sylvinho vendosi të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e Shqipërisë, duke i dhënë shansin disa lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku
Trajner: Sylvinho

Jordania: Abulaila, Saden, Nasib, Al-Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al-Kuraishi, Al-Rashdan, Al-Tamari, Alnaimat, Oluan
Trajner: Xhamal Sellami

Të Fundit