“Shqipëria duhet të kërkojë respekt nga shtetet e tjera”, Lea Ypi për Anglinë: Kanë për detyrë të kërkojnë falje

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lea Ypi ka treguar paska për situatën e krijuar në Angli. Pas deklaratës së sekretares së brendshme Suella Baverman, e cila i etiketoi shqiptarët si kriminelë dhe trafikantë, pati reagime të shumta. Lea Ypi ka treguar se kjo situatë e “sulmimit” të minoriteteve nuk është e para. Ajo shprehet se Shqipëria duhet të mbajë qëndrim ndaj Anglisë deri sa të ketë një kërkesë faljeje dhe se nëse do ishte etiketuar çdo komunitet tjetër në formën që u etiketuan shqiptarët revolta do ishte shumë e madhe.

Blendi Fevziu: Ju u shprehët se qeveria shqiptare duhet t’i ndërpresë në një farë mënyrë komunikimin me Britaninë e madhe deri sa sekretarja e brendshme të kërkojë një lloj falje apo të marrë mbrapsht deklaratat e saj. A ka Shqipëria fuqi të ndërmarrë një hap të tillë?

Lea Ypi: Unë thash që Shqipëria ka për detyrë të kërkojë respekt nga shtetet e tjera. Dhe kjo është një çështje e respektit bazik. Në qoftë se kjo do i ishte bërë çdo komuniteti tjetër, për të cilin është diskutuar, po të themi komunitetet herreje, apo komunitetet e Europës lindore…

Blendi Fevziu: Komunitetet hebreje janë shumë të organizuar dhe me një fuqi shumë të madhe mediatike dhe politike në të gjithë botën.

Lea Ypi: Imagjinoni sikur kjo fushatë që ju bë shqiptarëve në grup të bëhej në çdo grup tjetër, përfytyroni sikur të ishin gjermanët, italianët, anglezët se sa revoltë do të kishte patur nga ai komunitet, për të thënë nuk mund ti bëni këto përgjithësime. Fakti është se ata bën përgjithësimi dhe kanë për detyrë të kërkojnë falje. Është një lloj respekti që na ka munguar dhe që unë besoj se ne të paktën mund ta kërkojmë. Tani sa fuqi kemi ne për të bërë presion është çështje tjetër, por për t’u bërë zëdhënës i kësaj kërkese, them se kjo është minimalja./tvklan.al

Të Fundit