Teksa pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev, shteti shqiptar do të dërgojë ndihma ushqimore dhe humnitare në Ukrainë. Ky diskutim do të jetë mes dy liderëve Rama – Zelensky në një bisedë telefonike që pritet të zhvillohet, e konfirmuar dhe nga kreu i qeverisë shqiptare.Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje mbi mënyrën se si Shqipëria do të ndihmojë Ukrainën e cila prej muajsh është në luftë.
“Ukraina mbush gati një vit që është në luftë ndaj agresionit rus, ku padyshimet dëmet në njerëz dhe në Infrastrukturë janë të mëdha”-u shpreh Peleshi.
Klan News