“Shqipëria 2030”/ Rama mbledh Grupin e PS-së më 28 mars te Pallati i Kongreseve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 28 mars te Pallati i Kongreseve Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç raportohet për media takimi do të nisë në orën 11:00.

I pari që do të mbajë fjalën do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas tij, do të mbajë fjalimin e tij, kreu socialist Edi Rama.

Pas kësaj, do të ketë raportime nga ana eksponentë të lartë socialistë ekspertë të komunikimit.

Kështu, pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Në pjesën e prezantimit të Strategjisë së Komunikimit do të mbajë fjalën ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Në konklizionet e mbledhjes, do të flaës kryetari i PS-së e njëkohësisht kryeministri Edi Rama. Takimi do të mbyllet nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të Fundit