Shqipëri-Angli, mbyllet ndeshja! Porta e Kombëtares pëson 2 gola

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon sot takimin e saj të fundit në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2026.

LIVE SHQIPËRI-ANGLI 0-2

84’ Roxhers zë vendin e Bellingam në përbërjen e Anglisë, ndërsa Pajaziti aktivizohet në vend të Laçit te Shqipëria.

82’ Sërish shënim nga Harry Kejn! Rashford harkon nga e majta dhe gjen sulmuesin në shtyllën e dytë, ku Kejn nuk gabon dhe me kokë e mposht Strakoshën.

81’ Nga goditja e dënimit, topi shkon te Gjimshiti i cili tenton një gjuajtje me kokë, por nuk arrin të finalizojë nga një pozicion mjaft i favorshëm.

80’ Bellingam ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të parregullt ndaj Brojës.

75’ Bouen dhe Warton largohen nga fusha te Anglia, duke i lënë vendin Andersonit dhe Rashfordit. Ndërkohë, Broja zë vendin e Bajramit te Shqipëria.

74′ Kane kalon në avantazh Anglinë. 7 gola në tetë ndeshje për Kane këto kualifikuese.

65′ Saka merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Strakosha arrin ta ndalë sërish.

63′ Dy zëvendësime te Anglia, Eze dhe Rice, në vendet e tyre futen Saka dhe Foden.

60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.

57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.

51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.

50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.

47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

40′- Një aksion i Hoxhës sjell një goditje këndi e më pas kuqezinjtë mbajnë Anglinë për disa minuta në zonën e vet duke u munduar të gjejnë një hapësirë për të gjuajtur

39’ Uorton është lojtari i parë i ndëshkuar me të verdhë pas një faulli ndaj Asllanit.

38’ Në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuan me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.

36’ Zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vë në provë reflekset e Strakoshës.

35’ Një pasim nga e majta e sulmit kuqezi kalon në zonën angleze pa u devijuar nga futbollistët e Shqipërisë.

35’ Kuqezinjtë fitojnë disa herë radhazi topin në mesfushë, por nuk gjejnë pasimin e duhur për t’u shfaqur rrezikshëm para portës kundërshtare.

29’ Zbritje e rrezikshme e kuqezinjve, aksioni i Uzunit ndalet për pozicion jashtë loje.

28’ Anglezët provojnë një goditje dënimi, Strakosha kontrollon topin.

25’ Hysaj detyrohet të largohet për shkak të problemeve fizike; vendin e tij e merr Ivan Balliu.

18’ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca që kalon mbi traversë.

17’ Rajs tenton një goditje fluturimthi në zonë, topi shkon mbi traversë.

15’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

13’ Goditje këndi e Anglisë, Laçi fiton faull pas ndërhyrjes së Stouns.

7’ Kejn pason për Rajs, por mbrojtja dhe Strakosha neutralizojnë sulmin.

5’ Hoxha harkon nga e majta, topi devijohet në këndore nga Stouns.

4’ Rajs merr topin në zonë dhe gjuan, por ndalet nga Strakosha.

1’ Anglia nis ndeshjen me një goditje këndi pas një aksioni nga Eze.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

Të Fundit