Shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori nga Policia e Shtetit

Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua ditën e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

– Advertisement –
26-vjeçari Klajdi Mustaj, i cili ka vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, por 18 muaj pjesë e Policisë së Fierit, u gjend rastësisht pranë vendit të aksidentit. Ngjarja ndodhi teksa një automjet kishte humbur kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Punonjësi i policisë ka nxituar drejt automjetit duke bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve, për ti larguar në një zonë të sigurtë.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje për të shpëtuar të gjithë të lënduarit, polici 26-vjeçar pësoi lëndime në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Policia e Shtetit ka vlerësuar Inspektorin Klajdi Mustaj për aktin e guximit që shpëtoi tre qytetart e lënduar. Lidhur me këtë, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda i ka akorduar Mustajt Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se veprimi i Inspektorit Mustaj tregon angazhimin e Policisë së Shtetit për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve në momente emergjente

Të Fundit