Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në Shkodër ku mbeti i plagosur 38-vjeçari, Enea Busukja.
“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve,” njofton policia.




