Sipërmarrësi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në Gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Leonard Gjini është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombolës, ku mbetën të vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.
Në Gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi, prokurore të pranishme Elona Gixhari, Lorena Salillari dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjeçarit Gjini i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja te renda”
I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit, nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai ka.
Megjithatë, Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavarësisht mosfillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore