Shpërthim me tritol në Shkodër, vendoset lëndë plasëse në derën e agjencisë funerale

Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së enjtes në qytetin e Shkodrës.

Objektivi ishte një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur, teksa nuk u regjistruan të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e këtij subjekti. Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza, e cila gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.

Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit. Hetimet po ndiqen nga prokuroria e Shkodres.

 

 

Të Fundit