Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku si pasojë e shpërthimit është shkatërruar një automjet tip fuoristradë.
Isuf Jaçaj, 58 vjeç, person me precedentë penalë, është personi i ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen nr. 3 të Sarandës.
– Advertisement –
Ai ishte babai i Klaus Jaçaj, 31 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
Më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht atë. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur.