Shpërthen tubacioni i ujit në Sarandë, pushuesit “braktisin” plazhin

Qyteti bregdetar i Shqipërisë, Saranda është përballur me një incident të pakëndshëm dhe shqetësues mesditën e sotme.

Burime për media bëjnë me dije se është çarë një tubacion i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Sarandës, në lagjen nr.1 të qytetit, duke përmbytur në mënyrë të menjëhershme rrugët e tij.

Më pas uji ka vërshuar edhe mbi plazhin publik që ndodhej jo shumë larg nga vendi, duke bërë që shumë pushues të largohen nga vendi që kishin zgjedhur të pushonin.

Punonjësit e ujësjellës kanlizimeve kanë reaguar duke ndërprerë në mënyrë të mënjëhershme ujin, ndërsa po punohet për të rregulluar difektin dhe për të vënë nën kontroll situatën e krijuar.

Të Fundit