Një ngjarje e rëndë është shënuar në Katania të Italisë, ku një grua 46-vjeçare humbi jetën menjëherë nga shpërthimi i një tenxhere me presion. Ajo ishte duke përgatitur ushqim për fundin e Ramazanit.
Shpërthimi, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, u shkaktua nga një mosfunksionim i valvulës së pajisjes ose nga përdorimi i gabuar i saj. Viktima, nënë e tetë fëmijëve, ishte me origjinë pakistaneze.