Shpërthen në lot drejtoresha e shkollës ku u vra 15-vjeçari: Ishte fëmijë shembullor

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari Fatjon Bici humbi jetën nga goditjet me thikë pas konfliktit me disa bashkëmoshatarë.

Konflikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës.

Drejtoresha e shkollë  Ardiana Hasa tha në një intervistë për Euronews Albania se është shumë e prekur nga ngjarja dhe se adoleshenti i përfshirë në konflikt nuk ishte nxënës problematik.

Me lot në sy ajo tregoi se si e kishin njoftuar për ngjarjen dhe dhimbjen e jashtëzakonshme që kishte përjetuar për një fëmijë si Fatjoni, që siç tha ishte shembullor.

“Dhimbja ishte e jashtëzakonshme. Po më mbyt dhimbja, na kanë marrë jetën e një fëmije shembullor. Nuk kam qenë kurrë në dijeni që mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë konflikt. Para një jave prindërit e tij kërkuan të tërhiqnin letrat pasi do iknin në Greqi, dhe jam ndjerë e keqardhur që një djalë si Fatjoni do largohej. Jam e tronditur. Për 9 vite në atë shkollë, asnjëherë nuk ka qenë fëmijë problematik”, tregoi ajo.

Të Fundit