Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku një 39-vjeçar nën efektin e drogës ka aksidentuar çiftin me fëmijën e tyre tre muaj që po kalonin në vizat e bardha, deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar ashpër duke thënë se kjo ngjarje nuk duhet të harrohet për tre ditë.
Në një video mesazh ai shprehet se policia e shtetit duhet të heqë tabelat që u sigurojnë parkim deputetëve të Kuvendit, të cilat sipas tij i disponojnë “lloj-lloj rrugaçi, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me të cilën ka fituar një status të paprekshmi në rrugë”.
Postimi i plotë:
NA DUHET LIGJSHMERI E BARAZI NE RRUGE!
Por duhet te shkojme pertej;
Na duhet ligjshmeri e barazi kur levizim e parkojme ne rruget e ketij qyteti.
VETEM KESHTU VJEN SIGURIA!
Atehere, a ka mundesi qe policia e shtetit te dale e te mbledhe TABELAT qe medemek duhet ti garantojne deputeteve parkim rreth ambjenteve te KRYESISE SE KUVENDIT e SALLES SE SEANCAVE PLENARE, por qe i disponon cdo lloj rrugaci, gangsteri, i forti, biznesmeni e djali i tij e me te cilen ka fituar nje status te paprekshmi ne rruge?!
DO JETE NJE AKT I VLEFSHEM PER LIGJSHMERINE E BARAZINE NE RRUGE, SIGURINE E TE GJITHEVE!