Deputeti i PD Saimir Koreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka ritheksuar kërkesën për prezencën në seancë të kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai tha se Edi Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe të paraqitet përballë opozitës.
“Gjatë gjithë kohës keni luajtur pis me opozitën. Kjo shfaqje që vjen sot, vjen se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Duhet të vijë kryeministri të japë shpjegime mbi çështjeje McGonigal. I themi të vijë të bëjë kryeministrin dhe jo Koçin e Teta Ollgës…”, tha ai.
Pasi drejtuesja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i përmbahet procedurës, ai nuk ia kurseu ironitë.
“Pse u mërzite ti? Unë i shkreti kam një orë që pres këtu… kur do vijë kryeministri? Kjo është çështja”, tha Koreshi.