Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi janë plagosur çifti i të moshuarve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk.
BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për çiftin Iljaz dhe Esma Kolku. Mësohet se 70-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia aktualisht ndodhet në banesën e të moshuarve.