Shpërndarja e librave falas, Rama: Do të mbështesim familjet në prag të vitit të ri shkollor

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot shpërndarjen e librave falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm.

Sipas kryeministrit, kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë ditën e djeshme, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga Shkolla e Kuqe në Tiranë njoftoi fillimin e shpërndarjes së librave falas, që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.

Janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë mbështetje për tekstet falas. Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Të Fundit