Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka lajmëruar se 75 apartamente janë dhënë për 75 familje në lagjen e re në Kombinat.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, ai u shpreh se në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës janë duke hartuar paketa të reja që kanë në fokus familjen.
”75 apartamente për 75 familje në lagjen e re në Kombinat – është një premtim i mbajtur dhe një lajm i gëzueshëm edhe për mua sepse më në fund ia dolëm, pavarësisht çdo pengese që ka ardhur nga forca politike, që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë”, tha Gonxhja.
“Vetëm një muaj më parë financuam për bashkinë Tiranë një paketë me interesa për 1200 kuota për kredi për familje dhe të rinjtë. Janë familje në nevojë, që mund të jenë në një situatë me të ardhura të ulëta, kemi nëna kryefamiljare, kemi gra të divorcuara që kanë nevojë për këto kredi. Janë 1200 kuota dhe sot nga aplikimet shohim rëndësinë sepse janë mbi 3 mijë aplikime. Ne do adresojmë edhe një pjesë“, tha ai në ceremoni.