Kryetari i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda është pezulluar nga detyra me urdhër të Gjykatës së Tiranës. 68 vjeçari shpërdoroi detyrën duke shkarkuar nga puna një punonjës pavarësisht se i kishte mbaruar mandati i postit të kreut të Urdhit të Stomatologëve.
‘’Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.’’- thuhet në njoftimin zytar të policisë.