Shpenzoi 150,000 $ që të kishte të pasmet më të mëdha në botë, por e reja nuk mund të gjejë bashkëshort

Një 27-vjeçare ka shpenzuar rreth 150,000 dollarë për operacione plastike dhe ende po lufton për të gjetur një partner, sepse burrat janë të zhgënjyer nga pamja e saj.

Natasha Crown është serbo-suedeze dhe jeton në Goteborg, ku vazhdimisht poston foto në rrjetet sociale për pamjen e saj dhe ka grumbulluar mbi 2 milionë ndjekës.

Vajza ka nisur operacionet plastike në moshën 20-vjeçare dhe që atëherë ka shtuar gjoksin, buzët dhe të pasmet, ndërsa në këtë të fundit ka bërë pesë operacione dhe po planifikon të tjera.

“Kur isha 20 vjeç, bëra operacionin tim të parë… dhe së shpejti do të bëj të gjashtin”, tha ajo dhe shtoi se “ Dua të kem të pasmet më të mëdha në botë. Ky është qëllimi im dhe do ta arrij ‘.

“Më pëlqen ndjenja e të pasmeve të mëdha. Më bëjnë të ndihem seksi dhe e fortë ”, tregon ajo për fiksimin e saj pas operacioneve plastike.

Pavarësisht komenteve pozitive në rrjetet sociale për pamjen e saj, Natasha ende nuk ka një partner.

” Lidhja ime e fundit ishte shtatë vjet më parë ,” tha ajo, duke shtuar se ” Unë jam shumë ekstreme, kështu që mendoj se njerëzit kanë frikë nga unë.

Është e frikshme për meshkujt”, tha ai.

Të Fundit