Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar”, reagon Leonardo DiCaprio: Puna fillon këtu

Leonardo DiCaprio, përveçse është një nga aktorët më të mirë në botë, vitet e fundit është shndërruar gjithmonë e më shumë në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.

Ai shfrytëzon jo vetëm rrjetet e tij sociale si platforma për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës, por edhe daljet publike apo fjalimet në eventet e rëndësishme.

Postimin e fundit në Instagram, DiCaprio ia ka kushtuar sërish Shqipërisë, më saktësisht lumit Vjosa. Kjo nuk është hera e parë që ai shkruan për dhjetra milionë ndjekësit e tij në lidhje me atë që e quan “një lumenjtë e fundit të egër në Evropë”, pasi më parë ai iu bashkua nismës që kërkonte mos ndërtimin e HEC-eve mbi këtë lum. Gjithsesi këtë herë Leo shkruan se qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore.”

 

 

Të Fundit