Safet Bajri është shoqëruar nga policia të premtes. Bajri ishte thirrur ne komisariatin e Shkodrës, më pas Forcat Speciale po e trasportojnë në Tiranë.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Mbrojtja nuk konfirmon t’u jetë komunikuar ndonjë urdhër-arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.