Një autobuz me pasagjerë është përfshirë nga zjarri në rrugën Kardhiq-Delvinë, teksa po kthehej nga Saranda.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafës së Skërficës, në drejtim të Urës së Kardhiqit, ku flakët janë shfaqur në pjesën e pasme të mjetit.
Pasagjerët kanë braktisur autobuzin dhe kanë dalë në kohë jashtë tij.
Falë ndërhyrjes së shoferit me fiksen e dorës zjarri nuk ka mundur të përhapet, ndërsa më pas ka qenë dhe shërbimi zjarrfikës që ka mbërritur në vendngjarje ku është bërë e mundur shuarja totale e flakëve.