Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat

Një aksident i pazakontë i shoqëruar me konflikt verbal dhe fizik është regjistruar këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë.

Pas një debati mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre, që drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur disa herë qëllimisht makinën tjetër.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve.

Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje.

Të Fundit