Tre shoferët e ambulancave në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit denoncojnë në emisionin “Stop” se, prej qershorit 2024, nuk po marrin më shtesën e pagës të miratuar nga VKM-ja për stafin mbështetës në shëndetësi. Ata janë informuar nga Drejtoria e Fondit në Lezhë, se kjo shtesë u takon vetëm shoferëve të spitaleve, jo atyre të qendrave shëndetësore. Megjithatë, një ndryshim i VKM-së në tetor 2024 përfshin qartë edhe shoferët e qendrave shëndetësore, fakt, që zyrtarët lokalë nuk e kanë njohur apo zbatuar.Përveç kësaj, shoferët pretendojnë, se prej 7 vitesh nuk janë paguar për orët shtesë të punës, ndonëse punojnë 24 orë dhe mbulojnë të gjitha rastet urgjente, jo vetëm në Mamurras, por edhe në zonat përreth. Aleksandër Zefi, shefi i sektorit të kujdesit shëndetsor Lezhë, është shprehur, që shtesa nuk u takon këtyre shoferëve, sipas vkm-së në maj 2024. Ndërkohë në Vkm-në e ndryshuar në tetor, futen në shtesë page edhe shoferët e qëndrave shëndetësore, gjë për të cilën, Zefi nuk ka dijeni. Përsa i takon orëve shtesë, na thuhet, se do të paguhen nga ky moment, ndërkohë që shoferët nuk i kanë marrë për 7 vjet.
