“Shkurton kohën e udhëtimit”, hapet tuneli i Llogarasë, inspektohet nga Rama

Kryeministrri Edi Rama së bashku me ministren e Energjisë e Infrastrukturës kanë inspektuar mesditën e sotme tunelin e Llogarasë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se ky tunel tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, pasi është përmbyllur procesi më vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore.

“Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”- shkruan ndër të tjera Rama.

 

Të Fundit