Shkrumbohet magazina në Dimal, flakën ia vuri aksidentalisht vetë pronari, njoftoi zjarrfikësit dhe u largua

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Poshnje në bashkinë Dimal. Bphet me dije se zjarri është vënë aksidentalisht nga pronari i saj Zylyftar Hoxha,i cili ka qenë duke djegur disa mbeturina.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,në ndihmë të të vetmes zjarrfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrfikësve të Beratit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

 

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

 

Pas rënies së zjarrit mësohet se i zoti i shtëpisë ka njoftuar zjarrfikësit dhe është larguar nga vendngjarja nga frika.

 

Të Fundit