Shkon për të vjedhur, por policia e gjen të pavetëdijshëm për shkak të mbidozës. Arrestohet 39-vjeçari në Finiq

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar për vjedhje, por ishte i pavetëdijshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

39 vjeçari është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 39-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

 

Të Fundit