Rastet e fëmijëve të infektuar me fruth kanë ardhur në rritje. Burime zyrtare të ISHP konfirmojnë se tashmë janë 22 fëmijë të prekur nga fruthi në harkun kohorë të një muaji.
Ekspertët bëjnë me dije se 68% e fëmijëve të infektuar janë të pavaksinuar, pjesa tjetër janë me një ose dy doza vaksine, raste që po verifikohet statusi i vaksinimit.
Nga 22 rastet e konfirmuar 77.2% e tyre janë shtruar në spital dhe 22.8% kanë qëndruar në kushte shtëpie. Numri më i lartë i rasteve i përket bashkisë Tiranë me 11 raste ose 50% e totalit.
Përhapja e fruthi erdhi pas rënies së mbulesës vaksinale, e cila në rang kombëtar ka zbritur në nivelin e 85.7% me dozën e parë dhe 92.8% me dozën e dytë
Për pasojë rreth 14,3% e fëmijëve 1 vjeç janë të pavaksinuar.
Tirana ka dhe numrin më të lartë të fëmijëve të pavaksinuar. Sipas burimeve zyrtare në kryeqytet janë rreth 13 mijë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa mbulesa vaksinale me dozën e parë të vaksinës ndaj Fruthit është 73% dhe me dozë të dytë 87%, shumë larg nga mbulesa 95% që duhet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.