Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg, të Korçës disa ditë më parë.
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.
Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.
Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
Viktima në këto kushte ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.